Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka marrë vendim që ta zbukuroj qytetin pas kërkesave të qytetarëve.
Bahtiri thotë se, shkaku i pandemisë dhe nevojave në menaxhim, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për dekorim, raporton arbresh.info
Ky është postimi i plotë i tij:
Duke i pasur parasysh kërkesat e qytetarëve për zbukurim të shesheve të qytetit për festën e Vitit të ri dhe gatishmërinë e bizneseve për të kontribuar në këtë proces, ju njoftoj se kam marrë vendim që qyteti të zbukurohet për fundvit.Mirëpo, për shkak të situatës së pandemisë dhe nevojave për menaxhimin e saj me paratë publike, asnjë cent i komunës nuk do të shpenzohet për zbukurimin e qytetit.Zbukurimi i shesheve do të paguhet nga disa biznesmenë të cilat iu kanë bashkëngjitur iniciativës time që ky proces të kryhet me buxhet privat, ku unë do të jem i pari që do të participoj me para personale.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje