Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Jetish Maloku, mbajti takimin e 216-të, në të cilin fillimisht miratoi Raportin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën janar-mars 2022.
Pas miratimit të Rregullores për Rekrutimin, Provimin, Emërimin dhe Riemërimin e Prokurorëve të Shtetit u mor vendimi për shpalljen e konkursit për rekrutimin e 22 prokurorëve të rinj të Shtetit dhe u themeluan Komisionin për Rekrutim dhe Komisioni për Rishqyrtim, duke caktuar anëtarët përkatës të tyre.
Gjithashtu u miratuan Udhëzuesi për zbatimin e Rregullores për transferimin dhe avancimin e Prokurorëve të Shtetit dhe kërkesa buxhetore për vitin 2023 dhe vlerësimet e hershme 2024 dhe 2025.
Në takimin e sotëm u prezantuan njoftimi i Ambasadës së SHBA-së për përzgjedhjen e kandidatëve për Programin e Bursave në Universitetin amerikan, “Wake Forest”, me ç’rast një prokuror dhe një bashkëpunëtor profesional do të ndjekin programin njëvjeçar në këtë universitet.
Po gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së miratuan plotësim-ndryshimin e Vendimit të KPK-së për ekspertët gjyqësorë që angazhohen nga ana e Prokurorit të Shtetit, që do të zbatohet në përputhje me Rregulloren e KGJK-së për kompensimin e ekspertëve gjyqësorë.
Në përfundim, Këshilli ka trajtuar dy raste disiplinore./arbresh.info/
Kuvendi i Shqipërisë mbanë sot seancë plenare, shqyrton një ...
Orban si avokat i Vuçiqit në Bruksel: Serbia vendi kyç i BP,...
Nga burgu në SPAK/ Ilir Meta dëshmon sot për “21 Janarin”
Drita sonte mbyll fazën e ligës në Ligën e Konferencës, në M...
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e QKMF-së së re në Fus...
BE-ja i heq masat ndaj Kosovës, vendi pritet të përfitojë mi...