Kuvendi i Kosovës ka miratuar raportin vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020.
Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, rekomandoi miratimin e raportit duke mos dhënë shumë detaje.
“Pjesa më e madhe e shpenzimeve i dedikohen rrogave, që janë fikse. Disa çështje të viteve paraprake janë adresu”, është shprehur Muja.
Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, thotë se ky agjencion për një kohë të gjatë nuk e ka funksionin normal, në mungesë të funksionerit.
“Si një raport narrativ që nuk përmbanë shumë aktivitete e kemi miratu edhe në Komision dhe i japim mbështetje edhe si grup parlamentar”, është shprehur Dugolli.
Përkrahje ka shprehur edhe Partia Demokratike e Kosovës.
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, tha se ky raport është real, por vë në pah disa sfida me të cilat përballet.
“Mos emërtimi i komisionerit, pamundësia e kontrollit, stafi i pa mjfatueshëm, dhe ngritja e kapacitetve të zyrtarëve duhet të adresohen. Krijimi i 17 zyrtarëve inspektues, kërkon buxhet prej 190 mijë eurosh. Aktualisht ky agjencion ka vetëm 34 punonjës”, është shprehur Reçica.
Pikë tjetër është edhe debati parlamentar në lidhje situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19./arbresh.info/
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...