Zëvendësministri i Ekonomisë në Republikën e Kosovës, Getoar Mjeku ka zhvilluar takim dypalësh ministren e Transformimit Digjital të Republikës së Sllovenisë, Emilija Stojmenova, në kuadër të konferencës “Forumi Strategjik i Bledit 2023”.
Në takim, Mjeku është shoqëruar edhe nga këshilltari i kryeministrit Kurti për sektorin e TIK-it, Lulëzon Jagxhiu.
Gjatë takimit ministrja Stojmenova e ka përgëzuar Mjekun për arritjen e Republikës së Kosovës në mbulueshmëri të 100% të zonave me internet të shpejtë, duke e cilësuar këtë arritje si shumë mbresëlënëse.
Ajo e njoftoi zëvendësministrin Mjeku që Sllovenia është aktualisht duke punuar në të njëjtin drejtim dhe synojnë që ta arrijnë këtë deri në vitin 2030.
Për më shumë ajo ka përgëzuar Republikën e Kosovës për përqindjen e madhe të vajzave në sektorin e TIK-ut, që në nivel universitar është mbi 50%.
Tutje është diskutuar për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes dy vendeve, në përgjithësi, mirëpo edhe në sektorin e TIK-ut në veçanti, ku Sllovenia është partnere e Kosovës.
Përmes një komunikate për media nga ME bëhet e ditur se palët kanë folur rreth zhvillimit e aftësimit të fuqisë punëtore, zhvillimit të Parkut të Inovacionit dhe Teknologjisë, si dhe hovit të zhvillimit të sektorit privat të TIK-ut në të dy vendet.
Po ashtu, është diskutuar për përpjekjet e të dy vendeve për të centralizuar digjitalizimin e shërbimeve publike si dhe lehtësimin e qasjes në to për të gjithë qytetarët, aspekt horizontal në të gjitha sektorët./Arbresh.info/

ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...