Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka takuar ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Haradinaj-Stublla ka thënë se në këtë takim, është diskutuar me theks të veçantë liberalizimi i vizave për Kosovën gjatë presidencës gjermane të BE’së.
“Gjermania mbetet partneri kryesor i Kosovës në Evropë, duke qenë mbështetje e fortë e shtetndërtimit dhe zhvillimit. Mirëprita sot Ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. Si aleat historik e strategjik i joni, dhe shtëpi e qindra mijëra qytetarëve që jetojnë në Gjermani, Kosova është thellësisht e përkushtuar që të forcojë më tej marrëdhëniet bilaterale në fushat e interesit të përbashkët. Shpresat dhe pritjet e Kosovës për realizimin e të drejtës për lëvizjen pa viza gjatë Presidencës gjermane, janë të larta”, ka thënë ajo.
Tutje ministrja e Punëve të Jashtme ka kërkuar rol aktiv të Gjermanisë në dialogun Kosovë-Serbi.
“Në dialogun Kosovë-Serbi, kërkojmë rolin aktiv të Gjermanisë, në qartësimin e kornizës kohore dhe epilogut të njohjes reciproke në kufijtë ekzistues”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...
Votat nga diaspora: LVV prin me 87.19% të votave të numëruar...
Elezi: Edhe 5 komuna përmbyllin numërimin e votave të kandid...