Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, sa i përket çështjes së menaxhimit me pandeminë e koronavirusit.
Krasniqi është shprehur në Rubikon me Adriatik Kelmendin se është e pakuptimtë masa e Orës Policore për qytetarët, meqë ‘virusi nuk ështa karakter mitik, që zgjohet natën e fle ditën’.
”Ka edhe një telashe tjetër sa i përket masave”.
”Ta zëmë, ne jemi i vetmi vend që kemi Orë Policore pa ndërprerë sa e sa muaj. Është e pakuptimtë, dhe kjo Orë Policore nga mesnata tashmë është kthyer nga ora 22.00, që e vështirëson realisht në kuptimin mental, përcepsional të qytetarëve për sa i përket gjendjes që e kemi”.
”E po ashtu virusi nuk është një karakter mitik, që ngritët natën e fle ditën. Por, është në prezencën tonë gjatë gjithë kohës”.
”Pra, kemi të bëjmë me faktin që masat që kemi pasë në fuqi, pothuajse s’kanë dhënë asnjë efekt”.
”Për mua ka qenë edhe e pakuptimtë që në vitin 2022 Qeveria e Kosovës e ka shkurtuar përgjysmë buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë. Ende kemi një vit problematik ku ende do të ballafaqohemi me krizën e pandemisë”.
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...