Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka reaguar lidhur me mungesën e shërbimeve mjekësore në disa vende të Drenicës.
Ai thotë se mbyllja e QMF-së në Likoc është e papranueshme.
“Mungesa e shërbimeve mjekësore jo vetëm për banorët e Likocit e Drenicës, por edhe më gjerë, si dhe mbyllja e Qendrës e Mjekësisë Familjare në këtë bashkësi lokale, janë të papranueshme.
Një vend që në rrethana lufte ka ofruar këto shërbime. Nuk do ta lëmë Likocin e historisë dhe fshatrat tjera të kësaj pjese, pa shërbime.
Brenda pak ditësh do të hapim derën e shërbimeve në QMF-në e Likocit”, ka shkruar Nura.
Presidentes Osmani i vijnë dy urime të veçanta nga Katari
Mbreti Charles flet hapur pas arrestimit të vëllait të tij p...
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...
Aksioni te Apeli, vendoset mbishkrimi “Gjykata e Apelit shfa...
Spiropali kërkon lirimin e ish-krerëve të UÇK-së: Shqipëria,...