Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Avni Mazreku tha se liberalizimi i vizave për Kosovën në këtë kohë është negativ. Sipas tij, ky proces për Kosovën nënkupton zbrazje të popullsisë, shkruan rtv21.tv
“Zbrazje te kontingjenti më vital i popullsisë që na e kemi, që është popullsia e re e Kosovës. Eksportimi i kësaj popullsie është humbje e shtetit tonë”, tha Mazreku.
Mazreku tha se para se të bëhet liberalizimi, duhet të bëhet zhvillimi ekonomik i vendit. “Para se me ndodhë eksportimi i popullsisë së Kosovës në Bashkimin Evropian, duhet me ndodhë ndodhja e BE-së në Kosovë.
E qasja e zotit Haradinaj shkon në funksion të ndodhjes së Kosovës si Bashkim Evropian, mendoj që është argument që duhet me u konsiderua seriozisht”, përfundoi Mazreku.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1