Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Haki Demolli, priti sot, në një takim zyrtar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.
Me këtë rast, ministri Demolli e njoftoi ambasadorin e Hungarisë Markusz me të arriturat e FSK-së, si dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal që ka FSK-ja, duke u fokusuar në veçanti me përgatitjet rreth transformimit të FSK-së, në Forcat e Armatosura të Kosovës.
Gjatë takimit,Ministri Demolli theksoi bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me Hungarinë si dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi shtroi nevojën për thellimin e bashkëpunimit të MFSK- FSK-së me ushtrinë e Hungarisë si dhe përcaktimin e fushave përkatëse, me interes të dyanshëm, të bashkëpunimit.
Nga ana e tij, ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz shprehi kënaqësinë për pritjen që iu bë nga ministri Demolli.
Ai premtoi angazhimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve,në veçanti në mes ushtrisë së Hungarisë dhe FSK-së.
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...