Bashkëqeverisjes PDK-LDK i ka ardhur fundi, dhe kjo tanimë po shihet shumë qartë në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po deputetët po diskutojnë për mocionin e mosbesimit të qeverisë, të ngritur nga opozita.
Ky mocion po shihet se po përkrahet edhe nga PDK, dhe kjo ka bërë që debati i ashpër të zhvillohet në mes të deputetëve të dy partnerëve të koalicionit qeverisës, me akuza dhe kundër-akuza.
Kurse deputetët opozitarë të cilët ishin zakonisht më të zëshmit ndaj kësaj qeveria, kanë mbetur nën hijen e kritikave, e akuzave të ndërsjella të partnerëve të derisotëm në qeverisje PDK-LDK.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Zenun Pajaziti, i quajti mjeranë deputetët e LDK’së që ende vazhdojnë të viktimizohen, për krimet që kinse të tjerët ua paskan bërë në të kaluarën, derisa prej kohësh e kanë pasur ministrin e tyre të breshdshëm, e nuk kanë bërë asnjë hap për t’i zbardhur ato krime që ata i pretendojnë.
Kjo përgjigje e Pajazitit erdhi pas fjalimeve të deputetëve të LDK’së, Anton Çuni e Arben Gashi, që i akuzuan lidershipin e PDK’së për lidhje me krimin dhe i bënë përgjegjës për aferat e ndryshme korruptive.
Deputeti i LDK-së, Anton Quni ka kritikuar ashpër presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli duke thënë se ata po e detyrojnë të qëndrojnë në Kuvend sepse dëshiron t’i shoh prapa grilave, siç e meritojnë.
Quni ka thënë se Thaçi dhe Veseli po sillen edhe sot ashtu siç janë sjellur në front të luftës.
“I njoh shumë mirë, nuk janë këta njerëz me të cilët duhet me marrë rrugën, janë njerëz që të lënë në gjysmë të rrugës, nuk mund të arrijnë në finale. Zotëri Veseli dhe zotëri Thaçi ju jeni arsyeja që më detyroni të qëndroj ende në këtë parlament. Ndoshta e ndjeni fitimtar vetën në këtë betejë por një gjë dua t’ju garantoj për të gjitha ato santazhe, manipulime që i keni bërë ju po më detyroni që të qëndroj këtu deri sa tju shoh prapa grilave”, ka thënë Quni.
Quni ka shtuar se Veseli vjen nga një informacion shumë i dyshimtë.
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se nisma për mocionin për rrëzimin e Qeverisë është tërësisht e planifikuar nga PDK-ja.
Ajo ka këshilluar të gjitha partitë se hyrja në një koalicion me PDK-në është gabimi më i madh që mund të bëhet
“Kjo qasje e PDK-së nuk është e re, kjo parti keqpërdor marrëveshjet. Kjo nismë në esencë është e planifikuar nga PDK-ja. Është një demagogji e thatë dhe absurde që PDK të flasë për dështimet. Shumë më mirë të thuhet se ky mocion po përkrahet për çështje tërësisht politike”, ka thënë Osmani.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ironizuar në Kuvend duke thënë se fushata elektorale ka filluar.
“Jemi në fushatë, ka fillu. Mungesa e organeve të drejtësisë ua jep mundësinë që të dështuarve të flasin kështu”, ka thënë Veseli/ arbresh.info.
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...
Eurodeputeti austriak uron Kurtin: Koha për një qeveri të që...
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës