Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Anton Quni e ka mirëpritur ndryshimin e qëndrimit të presidentit Thaçi që formimi i ushtrisë të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe jo përmes ligjit, duke e pasur kështu edhe përkrahjen e ndërkombëtarëve.
Quni vlerëson se marrja në konsideratë e qëndrimeve të partnerit ndërkombëtarë është shumë e rëndësishme.
Deputeti nga radhët e LDK-së, tha të premten për Express se siguria nacionale e vendit varet nga miqësia me Amerikën.
“Marrja në konsideratë e qëndrimeve të zyrtarëve te NATO-s dhe SHBA-së për mënyrën e transformimit të FSK-se në FAK është për tu përshëndetur.
Siguria Nacionale e Republikës së Kosovës nder të tjera varet edhe nga partneriteti dhe miqësia e sinqertë me vendet demokratike”, tha Quni.
Deputeti i Listës Serbe Nenad Rashiq tha sot për Express se nuk do të flasin me presidentin Thaçi për ushtrinë, ani pse kreu i vendit deklaroi se do t’i bind ata që ta votojnë themelimin e saj.
Por, Anton Quni thotë se për këtë, së bashku me ndihmën e ndërkombëtarëve do të mundohen që t’i bindin edhe Listën Serbe.
“Prandaj me unitetin e të gjitha subjekteve politike dhe në bashkëveprim të mirë me faktorët ndërkombëtarë është e mundur që të gjithë skeptiket por në këtë rast edhe përfaqësuesit e komunitetit serb të binden për nevojën e krijimit të kapaciteteve tona ushtarake”, u shpreh Quni.
Madje siç tha ai, pikënisja më e mirë për këtë çështje është Rezoluta e Parlamentit të Kosovës e miratuar në mes të muajit shkurt, me të cilën autorizohet Qeveria e Republikës së Kosovës të hartojë Strategjinë për transformimin e FSK-së në FAK, gjithnjë siç vlerëson ai, në bashkëveprim të ngushtë me SHBA-n, NATO-n dhe BE-n.
Kurti flet për dërgimin e FSK në Gaza, e krahason situatën m...
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Albin Kurti tregon se çfarë bisedoi mbrëmë me Rifat Jasharin...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...