Kryetari i trupit Gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, të premten 18 shtator 2015, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit I. A nga Ferizaj, ish drejtor i Qendrës Rajonale në Ferizaj – Agjensionit Pyjor të Kosovës, njofton kumtesa nga Gjykata Themelore e Ferizajt.
Ai,në bazë të nenit 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPK-së, është liruar nga akuza, meqë është konstatuar se veprimet e të pandehurit për të cilat akuzohet se i ka kryer, nuk përbejnë vepër penale. Kryetari i trupit gjykues në arsyetimin e dhënë ka theksuar se: i akuzuari me tejkalimin e kompetencave nuk ka pas për qëllim përfitimin e kundërligjshëm pasuror për vete ose për tjetrin, gjithashtu me këto veprime i akuzuari nuk ka pasur qëllim dhe dashje që të shkaktoi dëm tjetrit.
I pandehuri I. A u lirua nga akuza e ngarkuar se: më datën 08.09.2004, në Ferizaj në cilësinë e personit zyrtar shef i zyrës regjionale të APK-së në Ferizaj ka tejkaluar kompetencat zyrtare duke i shkaktuar dëm të dëmtuarit F. H si dhe duke ju bërë favore punëtoreve të APK-së e në kundërshtim me ligjin mbi menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësisë numër 2003/2 udhëzimi administrativ për pagesat e punëtorëve me kontratë mbi vepër numër 2005/9 dhe rregullores 2004/52 mbi tatimet dhe të ardhurat personale në atë mënyrë që i pandehuri ka marr vendim për dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e përkohshëm të tokës pyjore me numër 389/4 në zonën kadastrale Nerodime e Epërme K. Ferizaj, dhe në ngastrat kadastrale 1156 , 1161, 1163 dhe 1867 ne sipërfaqen prej 3.98.80 hektarë ku ne baze te vendimit MPBZHR ka lidh kontratë mbi qiranë me qira marrësin – te dëmtuarin Faton Hyseni ne periudhën kohore 5 vjeçare në atë mënyrë qe i pandehuri me datën 27.06.2005, ka pranuar qe Faton Hyseni te paguaj ne arkën e APK-së ne Ferizaj shumen prej 10.761.0 euro, ku nga këto para 4.508.00 euro, i ka shpërndarë gjegjësisht i ka paguar punëtorët te cilët kane lidh kontrate mbi vepër ndërsa pjesa tjetër 6.291.00 euro, janë dorëzuar ne buxhetin e konsoliduar te Kosovës me date 04.07.2005”, me çka ka kryer veprën penale shpërdorim i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par. 3 lidhur me par 1 te KPK-së. Ndërkohë në bazë të nenit 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPPK-së, lirohet nga akuza, sepse vepra për të cilën i akuzuari është akuzuar, nuk përben vepër penale.
Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 dite nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa iu drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re...