LDK merr vendim, nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit

20:52 | 25 Korrik 2017
Arbresh.info

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, LDK ka dalur me qëndrim të prerë  për të mos votuar Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit.

Kreu i LDK’së ka përsëritur se LDK nuk do të hyjë përsëri në koalicion me PDK’në, e cila tash është si pjesë e PAN-it

“Ne e kemi qëndrimin që në asnjë rast nuk bëjmë koalicion me PAN-in, dhe po ashtu nuk e votojmë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Konsiderojmë se ai ishte njëri nga njerëzit që e prishi marrëveshjen, dhe ai ka vënë interesat personale para shteti”, ka thënë Mustafa pas takimit.

Mustafa ka theksuar se Këshilli i Përgjithshëm i partisë e ka lënë të hapur mundësinë e koalicionit me Levizjen Vetëvendosje, duke e lënë kështu të mbyllur bashkëpunimin me koalicioni PAN./arbresh.info