Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Deçan, përmes një reagimi për media ka shprehur shqetësimin lidhur me shkeljet që sipas kësaj partie po ndodhin në Deçan nga AAK-ja.
“Institucioni i Komunës është ndërtesë publike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, mirëpo në të gjithë hapësirat e brendshme të objektit, respektivisht të gjitha dyert e zyrave të komunës janë të mbushura me fotografit e kandidatit për Kryeministër nga Koalicioni PDK-AAK-NISMA, z. Ramush Haradinaj”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie, përcjell kp.
Për këtë, Lidhja Demokratike e Kosovës i bënë thirrje këtij koalicioni që të respektojë Rregullën zgjedhore Nr. 11/2013, Kodi i mirësjelljes për subjektet politike, mbështetësit e tyre dhe kandidatët.
“Njëkohësisht ju bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime të menjëhershme në respektimin e rregullës. Në këtë rast në mënyrën më të keqe është shkelur Neni 4 Veprimet e ndaluara 4.1, pika b) vendosja e postareve dhe emrave te kandidateve brenda ose jashtë ndërtesave publike. Ne dënojmë rëndë një sjellje të tillë të papërgjegjshme, sjellje e panikut dhe pasqyrës së keqe të sjelljes me institucionin publik”, thuhet në reagimin e LDK-së në Deçan.
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...
Çfarë dihet për sulmin e dyshuar ndaj rezidencës së Putin?
Sot varroset Endrit Lajqi, i riu që u gjet i vdekur në një v...
Ndërroi jetë Nexhat Daci
Policia gjen drogë tek pasagjeri i një autobusi në Merdarë
Zohran Mamdani betohet si kryetar i Nju Jorkut në stacionin ...