Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar kontratë në vlerë 30 mijë euro për furnizim me lule për nevoja protokollare, furnizim me lule dhe gjelbërim të oborrit të kuvendit.
Kjo është bërë publike në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, në të cilën thuhet se vlera e këtij tenderi parashihet të jetë 30 mijë euro.
Sipas njoftimit të Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), këto lulue do të blehen për nevoja protokolare si dhe për gjelbërimin e oborrit.
“FURNIZIMI ME LULE DHE BIMË TË TJERA Lot-1 Furnizimi me lule për nevoja protokollare Lot-2 Furnizimi me lule dhe bimë të tjera për gjelbërimin e oborrit (me peshim) Lot-3 Furnizimi me lule dhe bimë të tjera për gjelbërimin e oborrit (pa peshim)”, thuhet në njoftimin e KRPP-së./arbresh.info/

Sheshi “Skënderbeu” gati për marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Moti sot i vranët dhe me reshje shiu dhe bore
Pacolli uron Pavarësinë: Prania e drejtuesve të UÇK-së do ta...
Republika e Kosovës sot feston 18-vjetorin e Pavarësisë
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...