Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paraqitur para deputetëve dy Projektligje. Atë për Shërbimin Korrektues dhe projektligjin për Shërbimin Sprovues.
Këto dy Projektligje u votuan me 65 vota të deputetëve.
Ministrja e Drejtësisë, tha se projektligjet janë trajtuar nga një grup ekspertësh në vend.
“Edhe projektligji për shërbimin korrektues është i rëndësisë së veçantë. Projektligji për shërbim korrektues ka për qëllim organizmin e shërbimit korrektues. Shërbimi korrektues parashihet me ligj të veçantë”.
“Duke qenë që renditja e projektligjeve nuk është bërë si duhet po paraqes projektligjin për shërbimin sprovues. Projektligji është trajtuar me një grup ekspertësh në vend, prandaj shërbimi sprovues parashihet me ligj të veçantë. Me këtë ligj do të mundësohet realizimi i gjithmbarshëm. Duke parë rëndësinë ju ftoj ta miratoni”, tha ajo.
Me 65 vota për u miratua në shqyrtim të parë edhe Projektligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale./arbresh.info/

Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses