Kuvendi komunal i Ferizajt në një seancë të rregullt sot ka marrë vendim për inicimin e procedurës së ndryshimi të vendimit për revidimin e planeve urbane për zonën I dhe VIII të qytetit, bazuar në rekomandimet që ka dhënë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Ky vendim është marrë pas një debati në Kuvend, i cili ka ardhur si rezultat i asaj se MMPH dhe Inspektorati kanë konstatuar se vendimi i Kuvendit bie ndesh me disa nene të ligjit për planifikim hapësinor dhe si i tillë duhet shqyrtohet dhe të ndryshohet konform rekomandimeve të bëra.
Kjo çështje kuvendit i ka marr shumë kohë, nisur nga ajo se opozita e ka kritikuar mënyrën e marrjes së këtij vendimi, duke thënë se pas rishqyrtimit të këtij vendimi të kontestuar nga ministria, së pari duhet anuluar apo shfuqizuar ai, e tek më pastaj të nisin procedurat nga e para për sjelljen e një vendimi të ri i cili do t’i merrte parasysh edhe rekomandimet e inspektoratit dhe ministrisë.
Më i zëshmi nga radhët e opozitës ka qenë këshilltari i PDK-së, Rafiz Sejdiu, i cili i ka bërë thirrje kuvendit që të mos lëshohet edhe në shkelje të tjera ngase pas rishqyrtimit duhet të anulohet apo shfuq izohet ky vendim.
Por,kështu nuk ka menduar edhe pozita dhe ekzekutivi komunal, të cilët i kanë dhënë të drejtë propozimit të tyre që pas shqyrtimit të rekomandimeve të ministrisë, të merret vendimi për inicimin e procedurës së ndryshimit të vendimit për revidimin e këtyre planeve.
Drejtori i Urbanizimit, Faik Grainca, i ka siguruar këshilltarët nga radhët e opozitës së deri te një vendim tjetër, ky vendim është jofunksional.
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili ka thënë se menjëherë pas marrjes së vendimit të ministrisë dhe inspektoratit për ta rishqyrtuar këtë vendim, ka urdhëruar zyrën e personelit që të ndaloj dhënien e lejeve të ndërtimit operatoreve ekonomik në këto dy zona.
Në këtë seancë, ndonëse ishte paraparë që të debatohej për asociacionin e komunave me shumicë serbe, kjo nuk ndodhi nga fakti se këshilltarët e LDK-së kërkuan anulimin e kës aj pike nga rendi i ditës.
Futja e kësaj pike ishte bërë me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje në Komitetin për Politikë dhe Financa, të cilën e kishin përkrahë grupet kuvendore nga radhët e AAK-së dhe PDK-së, ndërsa këta të fundit nuk ishin unik edhe në seancën e kuvendit, gjë që bëri që kjo pikë fare të mos hyjë në rendin e ditës të kësaj seance.
Kuvendi pas një debati mori vendim edhe për ndarjen e disa pronave komunal për bizneset, ndërsa gjatë pasdites ka debatuar edhe buxhetin e komunës për vitin 2016. U bë e ditur se bazuar në shifrat e prezantuara buxheti për vitin 2016 do të ketë një vlerë prej 25 milion e 155 mijë e 871 euro, që krahasuar me buxhetin e këtij viti është më i vogël për 0.37% apo shprehur në vlerë monetare për 92 mijë e 911 euro.
Kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, duke e arsyetuar propozim buxhetin ka thënë se ka mangësi dhe ka elemente që mund të gjenden në diskutim sepse jo të gjitha projektet i plotësojnë objektivat e përgjithshme të qeverisjes komunale por këto janë mundësitë.
“Ne kemi bërë diçka që ka munguar në praktikat e gjertanishmë që u vërejt edhe nga diksutuesit që kemi fut më shumë projekte që i kemi ndarë në projekte dy edhe tre vjeçare për shkak se e kemi pasur të drejtën ligjore. Po ashtu në ballafaqimet e gjertanishme kemi pasur probleme të funksionimit të komunës për shkak të një numri të vogël të mjeteve për mallra dhe shërbime, si dhe komunali dhe subvencione.Këto kategori, tek mallrat dhe shërbimet kemi arritur që t’i rrisim për një funksionim më të mirë të komunës, por edhe jo edhe këto dy tjerat subvencionet dhe komunalitë”, ka thënë Svarqa.
Ndryshe, gjatë kësaj seance në shenjë pakënaqësie, këshilltari i PDAK-së dhe njëherësh kryetari i degës së këtij subjekti për Ferizaj, Qazim Rrahmani, e ka bërë të ditur prishjen e marrëveshjes së koalici onit me LDK-në, siç tha, për faktin se asnjë pikë e marrëveshjes nuk është përmbushur nga kryetari dhe koalicioni qeverisës kur janë në pyetje komunitetet dhe projektet që kanë të bëjnë me ta.
Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plag...
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...