Kush pritet të jetë kandidatë i VV-së për kryetar të Pejës

13:33 | 26 Tetor 2020
A Z

Qysh tani kanë filluar spekulime për emra konkret për kandidat për Kryetar të Pejës.

Disa prej kandidatëve të mundshëm që po përfliten të Lëvizjes Vetëvendosje janë,  Jeton Lajqi, Rozeta Hajdari, Fatmire Kollqaku, raporton arbresh.info

Por, këtë për arbresh.info e ka mohuar sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Besnik Zeqiraj.

Ai thotë se, aktualisht deri më tani ende nuk kemi ndonjë kandidat të përzgjedhur, janë vetëm spekulime.

“Aktualisht jemi në procesin e zgjedhjeve të brendshme Lëvizja Vetëvendosje në Pejë por edhe në gjithë Kosovën aktualisht është duke i bërë njësit themelore nëpër fshatrat e Kosovës. Sa i përket emrave për kandidat ende nuk kemi aktualisht ndonjë kandidat të përzgjedhur janë vetëm fjalë të portaleve. Ne do të ju informojmë me kohë”, tha ai.

Zeqiraj thotë se, strukturimi në Pejë aktualisht është mirë, sipas tij struktura e Pejës do të jetë e përfshirë në 95 % deri në 100% ta lagjeve apo fshatrave.

“Strukturimi në Pejë aktualisht është shumë mirë jemi në muajin e parë te strukturimit mendoj qe herën  kaluar kishim rreth 30 % të strukturimit në Komunën tonë në përfundim të këtij viti zgjedhor, mendoj që struktura e Pejës do të jetë e përfshirë në 95 % deri në 100% ta lagjeve apo fshatrave”, ka thënë ai.

Aktualisht në Pejë është kryetar Gazmend Muhaxheri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës./arbresh.info/

Të ngjashme