Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se mazhoranca është pro që komisioni hetimor parlamentar për energjinë elektrike të formohet por të hetohet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Kusari-Lila ka ftuar deputetët e opozitës të diskutojnë me gjerë për këtë.
“Në raport me atë çka e tha shefi i GP të PDK-së, pajtohemi plotësisht. Pajtohemi që duhet të formohet komisioni hetimor parlamentar, pajtohemi se është instrumenti kryesor i opozitës për mbikëqyrjen e pozitës Çka nuk pajtohemi, për të siguru ose për të kriju këtë komision në mënyrën se si e ka procedu opozita, ne duhet të shkelim dispozitat e formimit të komisionit parlamentar. Ne kemi mujt me procedu pikën e rendit të ditës, i ka pas 41 nënshkrime. Por, pa pasur një koordinim me opozitën, këtë pikë po e shtyjmë kur jemi prezentë në mbledhjen e Kryesisë. Ne jemi kundër dy themelimeve të komisioneve hetimore. Në rrethanat të cilat jemi aktualisht, jemi në atë që duhet të bëhet një lëvizje nga pozicioni”, ka deklaruar më tej Kusari-Lila./arbresh.info/
Dosja për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë,...
Kurti: Gjatë viteve 2026-2028, prioritet projektligjet për B...
Qeveria miraton themelimin e Këshillit Shtetëror për 28-vjet...
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifiku...
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane