Gjatë qëndrimit në qytetin e Gjilanit, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, vizituan punishten e rrugës “Hamdi Kurteshi”.
Aty, Kurti u njoftua nga kryetari Hyseni për rëndësinë e kësaj rruge, e cila është ndër më të ngarkuarat, për detajet e projektit dhe për punimet që po zhvillohen dhe që janë pranë përfundimit.
Vlera e projektit të zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” është 2.4 milionë euro. Sipas Kryetarit të Komunës, Alban Hyseni, nëse punimet vazhdojnë me këtë ritëm, ato pritet të finalizohen gjatë muajve të verës./Arbresh.info/

Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin