Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është shprehur i shqetësuar me sulmin e sotëm ndaj kryeministres daneze, Mette Frederiksen.
Kurti tha se kjo ngjarje shqetësuese vjen mes dhunës dhe tensionit në rritje përpara zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.
“Figurat politike, veçanërisht gratë, përballen me kërcënime dhe rreziqe alarmante në rolet e tyre publike, duke theksuar kërcënimin e rëndë ndaj demokracisë që përfaqësojnë sulme të tilla. I urojmë kryeminsitres Frederiksen shërim të shpejtë dhe të plotë gjatë kësaj kohe sfiduese”, shkroi Kurti.
Kryeministrja daneze u sulmua sot në një shesh të Kopenhagës, ndërsa policia ka bërë të ditur se autori është arrestuar.
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri