Erdhëm që të shohim nga afër punimet në këtë park që ka 82 hektar.
Kështu tha kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë vizitës që i bëri sot parkut të biznesit në Prizren, shkruan arbresh.info.
Kurti, pohoi se ky park do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik të kësaj komune.
“Erdhëm në këtë vend ku po bëhen punimet për zonë ekonomike më 82 hektar. Kjo do të ndihmojë zhvillimin ekonomik në Prizren”, u shpreh Kurti para gazetarëve.
Në anën tjetër, lëvdatat për të parin e qeverisë nuk i kurseu bashkëpartiaku i tij, Mytaher Haskuka, i cili udhëheq me komunën e Prizrenit.
Ai tha se kjo është qeveria e parë që ka qenë e interesuar për ketë park.
” Kemi kërkuar dy apo tre herë për këtë park, por asnjë Kryeministër tjetër s’na ka ndihmua. Deri tash kemi hasur ne vesh të shurdhër dhe është Qeveria e parë qe ka ardhur të vizitoj këtë zonë”./arbresh.info/
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet turku në Morin...
Vodhi para dhe stoli ari, arrestohet i dyshuari në Kaçanik
Katër vite nga nisja e luftës në Ukrainë, Zelensky: Do të bë...
Osmani priti komandantin në largim dhe komandantin e ri të K...
Incident në Gjykatën Themelore në Mitrovicë të Veriut, një p...
42 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, mbi 2600 gjoba të sh...