Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka vazhduar vizitat nëpër komuna.
Sot ai bashkë me ministren në detyrë të Administratës dhe Pushtetit Lokal Emilija Rexhepi e kanë takuar kryetarin e Therandës Bali Muharremajn dhe kryetarin e Shtimes Naim Ismajlin në komunat e tyre respektive.
Në Therandë, Muharremaj njoftoi se gjendja është duke u menaxhuar suksesshëm dhe se të prekurit me koronavirus janë duke u monitoruar në vazhdimësi.
Sa i përket masave të reja të lëvizjes, ai tha se ato po respektohen dhe po tregohen shumë efektive.
Kryetari i Shtimes tregoi se në komunën e tij deri tani ka qenë vetëm një rast i prekur me Covid-19 i cili është shëruar.
“Masat e qeverisë dhe rekomandimet e profesionistëve të shëndetësisë për mbajtjen e distancës, pastërtisë dhe më të rëndësishmen qëndrimit në shtëpi janë arsyet e menaxhimit të mirë të kësaj situate në këtë komunë”.
“Sukseset nuk duhet të na relaksojnë. Ky virus është tinëzar, prandaj ne duhet të jemi shumë të vëmendshëm. Vetëm me disiplinë maksimale fitojmë. Duhet të jemi bashkë dhe të ndarë: bashkë në luftën kundër virusit, të ndarë nëpër shtëpitë tona për të fituar kundër virusit”, ka deklaruar Kurti./arbresh.info/
Kaosi pas vrasjes së El Mencho-s, Meksika në kërkim të 23 të...
Ylli i Barcelonës rrezikon të humbasë pozitën e titullarit p...
Zelensky: Të caktohet afat kohor për anëtarësimin tonë në BE
Sorensen pasi takoi Kurtin e Konjufcën: Në fokus ishte norma...
Shpallet thirrja për zgjedhjen e një anëtari joprokuror në K...
Shteti nis përgatitjet për Epopenë e UÇK-së, miratohet edhe ...