Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka pritur delegacionin e qytetarëve boshnjakë dhe shqiptarë nga Bosnja dhe Hercegovina të cilët udhëtuan pa viza, me letërnjoftim për herë të parë në Republikën e Kosovës si rezultat i Samitit të Berlinit të cilin zotim e vuri në jetësim Qeveria e Republikës së Kosovës nga dita e parë e vitit 2025.
Në këtë udhëtim të parë i cilësuar historik ishin 30 qytetarë të cilët pjesa dërmuese e tyre janë për herë të parë me emocione u deklaruan që për ta është ditë e veçantë, meqë disa syresh po vijnë në tokën e tyre stërgjyshore falë mundësisë së krijuar nga Qeverisa e Kosovës për qytetar shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës. Pa dallim gjenerate të rinj apo të moshuar, emocionet ishin të përziera tek ata, ndërsa njëri prej tyre tha se për 73 vjet moshë sa kishte mbushë sot, kjo ishte ditëlindja e tij e veçantë.
Me mundësi të krijimit të lehtësive për qarkullim të lirë të qytetarëve në të ardhmen edhe për qytetar Kosovar në drejtim të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe shpresës për shkëmbim shkencor, kulturor, sportiv, familjar etj. nga sot fillon jetësimi i një ambicie qytetarie pro perëndimore për qarkullim të lirë të qytetarëve të Bosnjë dhe Hercegovinë me Kosovën u tha me këtë rast.

Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës