Kryeministri Albin Kurti e ka kujtuar dëshmorin e kombit, Adrian Krasniqi, në 24 vjetorin e vrasjes së tij.
Kurti shkruan se guximi, zelli dhe dashuria e Krasniqit për atdheun e lirë janë vlera që duhet t’i synojë gjithsecili, ai ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së.
Postimi i plotë i tij:
24 vjet më parë, gjatë një aksioni të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në stacionin e forcave të policisë serbe në Kliçinë të Pejës, ra heroikishit dëshmori i kombit, Adrian Krasniqi. Ai ishte ndër luftëtarët më të guximshëm edhe sepse ishte ndër të parët e UÇK-së. Nuk pati frikë sepse kishte shumë dashuri për liri. Si student i Fakultetit të Ekonomisë, në kohën kur po i mohohej çdo e drejtë popullit tonë nga pushtuesi serb Adriani iu bashkua celulave të para të UÇK-së. Guximi i tij, zelli dhe dashuria për atdheun e lirë, janë virtyte dhe vlera që duhet të synohen nga të gjithë ne.
Lavdi jetës dhe veprës së heroit, Adrian Krasniqi./arbresh.info/
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej...
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...
Incidenti në Mar-a-Lago/ Ku ndodhej Presidenti Trump në mome...