Sot, në Brezovicë, u përmbyll ngjarja dy ditore “Tryeza e Sportit”, ku akterët më të lartë vendorë të komunitetit sportiv, diskutuan tema të ndërlidhura me këtë fushë.
I pranishëm në këtë diskutim ishte edhe kryeminsitri i vendit, Albin Kurti, i cili ndër tjerash foli për rëndësinë e masivizimit dhe shkëlqimit në sport.
“E para do ta shndërroj sportin në kulturë të shoqërisë, me ndikim në shëndetin publik. Ndërsa e dyta, do ta bëjë diplomacinë sportive të suksesshme përmes të arriturave të larta në arenën ndërkombëtare”, ka thënë Kurti.
Në vazhdën e diskutimeve u arritën disa përfundime dhe pajtueshmëri, të cilat do të ndihmojnë në orientimin e qeverisë dhe komunitetit të gjerë sportiv drejt zhvillimit të mëtejmë të sportit në vend.
Ndër pikat për të cilat palët u pajtuan për të vazhduar më tutje ishin hartimi i strategjisw kombwtare pwr zhvillimin e sportit, procesi i integrimit të aktiviteti fizik dhe sportiv në sistemin e arsimit në Kosovë, ku synohet të ndërtohet edhe sistemi i identifikimit të talentëve të rinj në sport dhe shndërrimi i sportit në kulturë shoqërore.
U diskutua edhe për Sportin Elitar, që ka të bëjë me ngritjen e rezultateve sportive në nivel shtetëror dhe përfaqësimi i sportit në arenën ndërkombëtare. Të pranishmit u pajtuan se me prioritet të lartë duhet trajtuar ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, i trajnerëve, stafit ndihmës – mjekë sportivë, fizioterapeutë, psikologë e nutricistë.
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses