Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm, për herë të parë në Kosovë.
Mjekët kirurgë, bashkë me anesteziologë dhe pjesën tjetër të ekipit operativ, kanë operuar një pacient 76 vjeçar në arterien karotide të brendshme (arterie që ushqen trurin me gjak). Arteria ishte në formë spiraleje deri te hyrja e saj në tru dhe ishte e ngushtuar në origjinën e saj.
Sëmundjet e shfaqura në arterien karotide janë të rralla, me një rrezik të madh për të shkaktuar sulm në tru.
Pas operacionit, janë kryer ekzaminimet kontrolluese, ku është konstatuar se intervenimi kirurgjik është kryer me sukses të plotë dhe pacienti pas 3 ditë hospitalizimi, është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Meksika në terror, mbi 70 të vdekur pas eliminimit të “El Me...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Katër vite luftë, Von der Leyen: Paqe sipas kushteve të Ukra...
Oda Ekonomike Britanike kërkon funksionalizimin e sektorit ...
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona