Kryetari i komunës së Skenderaj ka marr vendim qe nesër të mbahet mësim

16:12 | 29 Nëntor 2020
A Z

Kryetari i Komunës së Skenderaj Bekim Jashari ka marr vendim që nesër në këtë komunë do të jetë ditë pune.

Jasharaj thotë se, Pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një ditë e humbur është e pa arsyeshme dhe nuk ka nevojë të ndodhë, raporton Arbresh.info.

Ky është postimi i plotë i tij:

Për shkollat dhe institucionet tona komunale, nesër do të jetë ditë pune

Vendimet e institucioneve tona, të ndertuara me shumë mund e sakrificë duhet të respektohen e zbatohen nga të gjithë ne.

Pas ditëve të humbura të mësimit si shkak i gjendjes pandemike, edhe një ditë e humbur është e pa arsyeshme dhe nuk ka nevoj të ndodhë.

Populli ynë ka vuajtur aq shumë për të ruajtur arsimin dhe edukimin shqip, duke mos u ndalur as në kohë lufte, duke zhvilluar procesin mësimor  edhe në shtëpi-shkolla, vetëm e vetëm që të mësojmë e edukojmë gjeneratat e reja, kurse tani të lirë e të pavarur duhet të mos ndalemi e dorëzohemi, por të punojmë shumë që të jetësojmë amanetin e heronjve dhe dëshmorëve të Lirisë.

Andaj të dashur mësimdhënës kërkoj mirëkuptimin tuaj që nesër të mbani mësimin dhe përveç tjerash tu shpjegoni fëmijëve tonë se sa e lavdishme është historia jonë kombëtare.

Për shkollat dhe institucionet tona komunale, nesër do të jetë ditë pune

Vendimet e institucioneve tona, të…

Posted by Bekim Hamëz Jashari on Sunday, November 29, 2020

 

Të ngjashme