Qeveria e Kosovës ka dërguar emrin e ish-kryesueses së bordit të OSHP-së, Vjollca Kurtishaj, e cila kishte dhënë dorëheqje dy vjet më parë, sërish për të marrë këtë pozitë. E njëjta ka bashkëshortin e angazhuar si ekspert i jashtëm në OSHP.
Emri i ish-kryesueses së bordit të OSHP-së, Vjollca Kurtishaj, e cila në vitin 2014 kishte dhënë dorëheqje pas shtatë muajsh në këtë pozitë për shkaqe të pasqaruara, është dërguar nga Qeveria e Kosovës për miratim në Parlamentin e Kosovës për të njëjtën pozitë. Ajo ka të angazhuar në OSHP si ekspert të jashtëm edhe burrin e saj Muhamet Kurtishaj. Pos saj, Qeveria i ka dërguar edhe avokatin Agim Shala për miratim në Parlamentin e Kosovës, pas dorëheqjes së kryetarit të OSHP-së, Hysni Hoxha, i cili ngarkohet me dy aktakuza për korrupsion.
Kundërkorrupsioni kishte interpretuar rastin e Kurtishajt
Vjollca Kurtishaj para se të jepte dorëheqje nga bordi i OSHP-së, me datë 22.03.2014, kryesuesi i sekretariatit të OSHP-së, Ardian Breha, kishte kërkuar nga Agjencia Kundër Korrupsionit interpretim ligjor lidhur me atë se a paraqet konflikt interesi për Vjollca Kurtishajn angazhimi i bashkëshortit të saj si ekspert teknik në ekspertizat të OSHP-së. Gazeta “Zëri” ka mësuar se AKK-ja kishte konstatuar se nuk ka konflikt të pastër interesi, por se ai mund të paraqitet në rrethana të caktuara.
“Nuk ka konflikt të interesit faktik as të vazhdueshëm në ushtrimin e funksionit publik të anëtarit të bordit të OSHP-së dhe kandidatit për ekspert teknik në OSHP, por ka konflikt interesi të mundshëm që mund të paraqitet për rast gjatë ushtrimit të funksionit publik. Për t’u parandaluar ai, zyrtari i lartë është i obliguar që ta deklarojë atë. Kjo po ashtu lidhet edhe me rregullat e etikës”, thuhet në vendimin e AKK-së. Zyra e informimit e Organit Shqyrtues të Prokurimit ka pranuar për gazetën “Zëri” se Muhamet Kurtishaj bën ekspertiza për OSHP-në.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen