Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e 14 vjetorit të vrasjes përkujtoi kolonel Tahir Zemajn.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi se kolonel Tahir Zemaj do të përkujtohet gjithnjë si një luftëtar i shquar i lirisë, i cili dha gjithçka për Kosovën në momentet më të vështira.
Kryeministri Mustafa me këtë rast veçoi rolin e kolonel Zemajt në betejën e Loxhës, e cila u fitua falë udhëheqjes vetëmohuese të kolonel Tahir Zemajt dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë.
“Kolonel Tahir Zemaj do të mbahet mend përgjithmonë si një luftëtar besnik i atdheut, një strateg ushtarak dhe një njeri i pakursyer për arritjen e lirisë dhe demokracisë në Kosovë”, thekson kryeministri Mustafa, duke shprehur besimin se drejtësia do të zbardhë një ditë vrasjen në pabesi të kolonel Zemajt, të djalit të tij, Enisit dhe veprimtarit të shquar politik, Hasan Zemaj.
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...