Me rastin e festave të fundvitit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi pritje për përfaqësuesit e mediave.
Në përmbyllje të punës për vitin 2021, në pritjen e organizuar në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kryeministri Kurti së bashku me stafin e Zyrës së Kryeministrit dhe zyrtarët për komunikim me publikun, shkëmbyen urimet me përfaqësuesit e mediave, gazetarët, kameramanët e fotografët që kanë përcjellë ngjarjet e Qeverisë gjatë këtij viti.
Duke shprehur bindjen për bashkëpunim të mëtejmë, kryeministri Kurti u uroi përfaqësuesve të mediave mbarësi dhe suksese në vitin e ri 2022.
Prezent në këtë organizim të Kryeministrit Kurti ishte edhe një pjesë e stafit të arbresh.info



Sot fillon Ramazani me namazin e teravisë, nesër Syfyri i pa...
Begaj uron fillimin e Ramazanit: Uroj që ky muaj i shenjtë t...
Tetë të vdekur, një i zhdukur pas pas një orteku në Kaliforn...
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë
Kurti takohet me ambasadorin francez, theksohet mbështetja e...
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...