Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka thënë se në lidhje me kërcënimet e Gjuriqit, fajin për këtë e kanë kryetari dhe i kryeministri i Kosovës (me fusnotë), të cilët në vend që t’i vazhdonin bisedimet teknike siç kërkonte Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, këta i vazhduan bisedimet politike për çështje të brendshme te Kosovës.
Në lidhje me kërcënimin e të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq, Krasniqi gjatë një shkrimi të postuar në Facebook, ka thënë se Gjuriqi e kompani, kërcënojnë, pasi nga shumë gjenocidet e ushtruara nga paraardhësit e tij mbi shqiptarët, gjatë më shumë se një shekulli “nuk ju ka hyrë asnjë therë në këmbë?!”
Postimi i plot i Krasniqit:
SERBIA PERMES GJURIQIT PO KËRCËNON?!
Faji për ketë është i Kryetarit dhe i Kryeministrit te Kosovës (me fusnotë), të cilët në vend që t’i vazhdonin bisedimet teknike siç kërkonte Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, këta i vazhduan bisedimet politike për çështje të brendshme te Kosovës! Natyrisht që nga këto bisedime më shumë se te komprometuara e të pa përfunduara (fundi nuk ju dihet), Kosova në asnjë mënyrë nuk mund të dilte e fituar. Prandaj, Gjuriq-i e kompani, kërcënojnë. Kërcënojnë se nga shumë gjenocidet e ushtruara nga paraardhësit e tij mbi shqiptarët, gjatë më shumë se një shekulli, nuk ju ka hyrë asnjë therë në këmbë?!
Për ketë kanë merita të parët e Kosovës (me fusnotë), të cilët gjatë këtyre viteve jo vetëm që nuk e kanë forcuar shtetin, por e kanë degraduar skajshmërisht. Natyrisht i kanë forcuar ekonomit e tyre familjare! Këtu nuk mund t’i mashtrojë askush!
Ah, sikur të punonin kështu edhe për shtetin – Republikën e Kosovës, si punuan për vete!
Me këta njerëz nuk mund të ketë ndryshime, por mund të priten …. !
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave
Dortmund bën një hap të madh drejt kalimit në fazën e 1/8 së...