Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës ku do të miratojë fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
“Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, tha Elezi.
Ndërkaq, të enjten pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.
“Pasi KQZ-ja të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore”, tha Elezi.
Ndryshe, fushata zgjedhore do të nisë zyrtarisht më 11 janar dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt, derisa qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit më 9 shkurt./Arbresh.info
SHBA ndalon importin e gomave nga fabrika kineze në Serbi
Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale
Opozita kritikon Vuçiqin për mungesë në samitin BE-Ballkani ...
KFOR-i amerikan në terren: Kështu ndihmohet në ruajtjen e nj...
Sasa flet për lidhjen e saj 10‑vjeçare: Ka mendu që ma ulë v...
Rayo Vallecano-Drita, formacionet zyrtare