Një 53-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Aeroportin e Çikagos pak minuta para nisjes së fluturimit, pasi ishte kapur me një armë të mbushur.
Besnik Ismajlaj nga Gjilani, sipas raporteve të mediave, arriti të kalonte sigurimin me një armë gjatë një ndërrimi të turnit në një pikë kontrolli.
Ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar, kur Ismajlaj kishte futur në aeroplan një pistoletë “Glock 9mm” në çantën e dorës, raportojnë mediat, duke iu referuar “The New York Post”.
Pamjet nga kamerat e trupit të policëve tregojnë Ismajlajn të ulur në “First Class” në avion, kur autoritetet hipin në bord dhe e shoqërojnë jashtë.
Kur oficerët e pyetën nëse e dinte arsyen e pranishmërisë së tyre, ai u përgjigj: “Po, është në çantën time.” Pas daljes nga avioni dhe vendosjes së prangave, ai shtoi: “E kam harruar,” sipas një raporti të siguruar nga CBS News.
Raporti i incidentit i CPD-së thotë se policia i kërkoi zyrës së Prokurorit të Shtetit të Qarkut Cook akuza të shtuara kundër Ismajlajt, por kërkesa u refuzua. Ai përballet me një akuzë për mbajtje të fshehtë të një arme zjarri në një aeroport. Ai duhet të paraqitet përsëri në gjykatë më 9 qershor.
Aksident i rëndë në Prishtinë, policia përplaset me Taxin ...
Horoskopi ditor për sot
Moti sot kryesisht i vranët dhe me riga shiu
Garcia qëndron me “këmbë në tokë”: Para meje luan Mbappe, ai...
Moti i keq shkakton probleme në Britaninë e Madhe
Inter triumfon ndaj Bolognas, rikthehet në krye të Serie A