Presidenti Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit Kundër Korrupsionit ka thënë se takimi ka për qëllim për të folur për parandalimin e korrupsionit për dhjetë vite shtet.
“Republika e Kosovës ka miratuar legjislacion përkatës për këtë fushë duke krijuar mekanizma institucional dhe ndërinstitucional për këtë”, ka thënë ai, raporton arbresh.info.
Sipas presidentit ndër ligjet më të rëndësishme janë kodi penal, kodi i procedurës penale, ligji për gjykatat, për prokurorin, për parandalimin e konfliktit të interesit, e ligje të tjera
“Konsideron se përgjatë këtyre dhjetë viteve shtet kemi progres por ka ende punë. Ne e dimë që lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është e lehtë. Sfidat kanë qenë bashkëpunimi institucional, aplikimi i metodave dhe teknikave hetimore, ngritja e kapaciteteve ne fusha specifike e sfida të tjera” , ka deklaruar presidenti.
Këshilli sipas tij do të jetë edhe më tej forum koordinues me qëllim të identifikimit për të forcuar bashkëpunimin për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Me kalimin e demarkacionit Kosova ka përmbushur 95 kushtet që janë të domosdoshme për liberalizim të vizave”, ka thënë ai./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1745836112148140/
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...