Diaspora shqiptare ka bërë bashkë dy ambasadorët amerikanë të dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, Philip Kosnett dhe Yuri Kim.
Në konferencën që u hap nga ish-presidentja Atifete Jahjaga, dy amerikanët siguruan shqiptarët se lidhjet mes dy popujve do të jenë të lidhura ngushtë, pavarësisht ndërrimit të adiministratës në Shtëpinë e Bardhë, njofton Klan Kosova.
Kosnett tha se dëshiron që t’i sigurojë të gjithë se Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova.
Ai shtoi se dëshiron që të lë shenjë edhe në angazhimin e diasporës përmes një programi të veçantë që angazhon të rinjtë jashtë vendit.
Ndërkohë, ambasadorja Kim foli për situatën në Shqipëri dhe rolin e diasporës shqiptare.
Kim tha se diaspora duhet të luajë rol të rëndësishëm në zhvillimin e institucioneve demokratike, me theks ato të drejtësisë.
“Diaspora duhet të fokusohet në disa shtylla dhe t’i shtyj përpara ato”.
Gjithashtu, të dy u shprehën të gatshëm të facilitojnë iniciativa që lidhen me kthimin e profesionistëve jashtë vendit apo edhe nisma të tjera.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen