Komuna e Prishtinës lehtëson lëvizjen për personat me nevoja të veçanta

11:41 | 28 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti dhe drejtori i administratës Muhedin Nushi, përuruan ashensorin dhe platformës lëvizëse në ndërtesën e Komunës së Prishtinës.

Muhedin Ibishi tha me këtë rast se drejtoria e Administratës dhe komuna i kanë dhënë rëndësi lëvizjes së lirë, shkruan arbresh.info.

“52.800 euro është kostoja e projektit e financuar nga komuna. Ne jemi fokusuar nga ky grup i qytetarëve për lëvizje të lirë që iu ka mundësuar. Ky projekt përfshin liftin dhe shkallët. Me këtë projekt kemi arritur një bashkëpunim të madh si me shoqatën e Handikosit”, tha Ibishi.

Kryetari Shpend Ahmeti tha se është i lumtur që në këtë mandat organizatat e ndryshme do të bëjnë takime në zyrën e kryetarit.

“Gjithmonë i kemi takuar në Kuvend por tani ka zgjidhje. Shoqatat na e kanë dërguar raportin ‘Prishtina për të gjithë’ dhe ne në disa ndërtesa kemi bërë lehtësi për këtë kategori dhe gradualisht do të vazhdojmë edhe në tjerat”, tha ai.

Afrim Maliqi drejtor i Handikosit tha se ky projekt e lehtëson lëvizjen e lirë.

“Kjo do të na e mundësoj të kemi takime me kryetarin direkt në zyrën e tij. Ne duam që lëvizja e lirë të jetë prioritet për të gjithë andaj edhe kemi bërë një raport ‘Prishtina për të gjithë’ që të ndërtohet infrastruktura në të gjitha institucionet për të këtë kategori”, tha ai.

Fatime Demolli Mustafa, anëtare e komitetit konsultativ për aftësi të kufizuara në komunën e Prishtinës theksoi se ky projekt i sodit është meritë e kryetarit.

“Kjo e lehtëson dukshëm lëvizjen nëpër të gjitha departamentet”, tha ajo./arbresh.info.

15748120_1364164490262830_164022522_o

15776398_1364164546929491_536928165_o

15747947_1364164543596158_2128595770_o15776409_1364164526929493_1077345312_o 15776498_1364164530262826_1158788575_o

 

Shpërndaje në rrjete sociale