Komandanti i KFOR-it, Angelo Ristuccia, ka deklaruar sot se po të mos ndërhynte KFOR-i nga e premtja në Zveçan, do të kishte shumë jetë të humbura.
Në një intervistë për gazetën italiane “La Republica”, Ristuccia tha se “Nëse nuk do të kishim ndërhyrë, tani do të ishim duke mbajtur zi për të vdekurit”.
Ai ka theksuar gjithashtu se në Zveçan ka pasur njerëz të cilët “me qëllim e kanë nxitur turmën” e serbëve protestues.
Rreth 30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjeve me protestuesit serbë, të hënën para objektit të Komunës së Zveçanit.
11 ushtarë janë italianë dhe 19 të tjerë janë hungarezë.
Lëndimet e tyre përfshijnë fraktura të gjymtyrëve, djegie, ndërkohë që 3 ushtarë hungarez janë të plagosur me armë zjarri./Arbresh.info
Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...