12 të vdekur dhe 764 raste të reja me koronavirus është bilanci i 24 orëve të fundit në Kosovë.
Me anë të një komunikate për media nga IKSHPK, është bërë e ditur edhe mosha e 12 viktimave në fjalë.
Viktima më e re është shënuar në Rahovec, 46 vjeç.
Komunikata e plotë për moshën e viktimave:
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (76, 66 vjeç), Prishtinë 2 raste (74, 64 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (86 vjeç), Klinë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast(73 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (46 vjeç)./arbresh.info/
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje