Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me komunën e Rahovecit, në kuadër të aktiviteteve “Ditët e Biznesit të Vogël 2015” organizoi konferencën informuese për zhvillimin e sektorit privat.
Në këtë konferencë informuese me bizneset e këtij rajoni morën pjesë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri i Financave Avdullah Hoti, kryetari i Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, përfaqësues nga ATK, Dogana e Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale si dhe përfaqësues të biznesit.
Qëllimi i konferencës ishte informimi i bizneseve me shërbimet që ofrohen nga Qeveria, si në nivel kombëtar ashtu edhe në nivel lokal që kanë të bëjnë me zhvillimin sektorit privat dhe krijimin e kushteve më të favorshme për investime, si dhe u prezantuan projekte të donatorëve.
Në fjalën e saj, ministrja Bajrami potencoi mbështetjen e ministrisë që ajo drejton për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin e sektorit privat, duke krijuar kushte më të favorshme në zhvillimin e biznesit në Kosovë, si dhe në krijimin e klimës më të mirë për investime.
“Janë themeluar grupe në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik (KKZHE), për të adresuar barrierat tregtare. Këto grupe punuese përfshijnë përfaqësues të të gjitha institucioneve relevante dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, që diskutojnë për çështjet në nivel teknik dhe njëkohësisht i japin rekomandime konkrete Këshillit”, tha Bajrami.
Ajo i ftoi bizneset që t’i adresojnë barrierat tregtare tek institucionet vendore të cilat pastaj do të adresohen tek mekanizmat përkatës të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik si dhe tek mekanizmat e CEFTA-s.
Ministri i Financave Avdullah Hoti i njoftoi bizneset rreth pakos së re fiskale, për lehtësirat në procedurat tatimore, si në taksa po ashtu edhe në import, gjatë zhvillimit të aktiviteteve të bizneseve.
Në këtë takimi bizneset i prezantuan shqetësimet e tyre rreth zhvillimit të aktiviteteve të tyre biznesore, kurse përfaqësuesit institucion alë i informuan bizneset pjesëmarrëse në konferencë rreth nismave që janë duke u ndërmarrë nga institucionet qëndrore dhe lokale në lehtësimin e zhvillimit të biznesit në përgjithësi dhe njëkohësisht në përkrahje të vazhdueshme të sektorit privat dhe krijim të kushteve më të mira për investime.
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...