Ekipet e KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpërthyese do të kryejnë asgjësimin rutinë të municioneve të vjetruara më 8 shkurt 2022 në një ish gurore në komunën e Drenasit.
KFOR në një postim në Facebook thotë se popullsia lokale mund të dëgjojë disa shpërthime të forta midis orëve 9:00 të mëngjesit dhe 4:00 pasdite.
“Do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për të parandaluar çdo rrezik për popullatën lokale dhe mjedisin. Kërkojmë që popullata të qëndrojë larg zonës përreth gurores për sigurinë tuaj. 9 dhe 10 shkurt janë identifikuar si data alternative për asgjësimin e municioneve”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./arbresh.info/
Zëvendësministri i MPJD-së merr pjesë në pritjen e Konsullat...
Rreth 70% e familjeve në Prishtinë të pakënaqura me ngrohjen
Kurti: AKI po avancon kapacitetet dhe po forcon sigurinë kom...
Zelensky: Ukraina nuk po e humbet luftën, ne kemi çliruar mj...
Malisheva dhe Dukagjini ndahen në paqe
Rama: Konkursi i Gjuhës Shqipe, fije e artë që lidh fillesat...