Lagja “Qëndresa”, “Marigona 2”, “Qershia” në Prishtinë dhe fshati Miradi nesër do të mbesin pa ujë.
Siç njofton kompania Rajonale Ujësjellësi KRU “Prishtina” Sh.A, kjo është për shkak të disa punimeve teknike tokësore.
“Në kuadër të disa punimeve teknike tokësore, kompania private “ Berisha ” ka bërë kërkesë në KRU ” Prishtina ” për ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm shkaku i kyçjes në gypin e vjetër të ujit me diametër fi 250 mm, ditën e nesërme më 3 nëntor 2020”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina” Sh.A.
“Andaj, njoftojmë konsumatorët e lagjes “ Qëndresa “, lagjes “ Marigona 2 ”, lagjes “ Qershia” dhe fshati Miradi se, gjatë ditës së nesërme ( 3 nëntor 2020) do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 08:00 – 18:00”, thuhet mes tjerash në njoftimin e kompanisë.
Trepça në avantazh pas pjesës së parë në finalen ndaj Bashki...
Pacolli uron fillimin e Ramazanit: Allahu na pranoftë agjëri...
Vdes veterani i UÇK-së, Skender Ademi
Osmani uron fillimin e muajit të Ramazanit: Agjërim të lehtë...
Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 18-vjetorin e Pavarë...
Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet për ndihmë në d...