Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është infektuar me COVID-19.
Lajmin se është prekur nga kjo sëmundje e ka konfirmuar vetë Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Rama bëri me dije se është izoluar menjëherë pasi ka kuptuar se personat me të cilët ka kontakt kanë rezultuar pozitivë në testimet për COVID-19.
“Sapo jam njoftuar nga IKSHPK se kam rezultuar pozitiv me COVID-19. Jam izoluar menjëherë sapo kam kuptuar që kam patur kontakt me persona të cilët kanë rezultuar pozitivë, dhe kam anulluar të gjitha takimet e parashikuara në zyrën e Komunës. Për momentin, nuk kam asnjë simptomë dhe po e vazhdoj punën prej shtëpisë, duke u koordinuar me ekipin tim në mënyrë që proceset e punës të vazhdojnë normalisht gjatë ditëve të ardhshme”, ka shkruar Rama.
Por, me kë u takua para se të dilte pozitiv për koronavirus?

Mbrëmë, ai ka inspektuar nëpër kryeqytet për të parë se a po pastrohen rrugët nga bora. Në fotot e publikuara, ai shihet bashkë me gjashtë persona të tjerë.
Ai është takuar dje edhe me tenorin Ramë Lahaj.
“Takim fantastik me Rame Lahaj sot në Komunë. U dakorduam për rëndësinë e krijimit të infrastrukturës mëse të nevojshme për komunitetin artistic”, ka shkruar Rama, duke publikuar edhe fotografi nga takimi.

Ndërkohë, të dielën ai ka qenë në vizitë në Tiranë, ku është pritur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Për të gjitha këto takime, Rama ka njoftuar vetë në Facebook.

Juventusi në epërsi pas pjesës së parë ndaj Galatasarayt
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave