Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se java e fundit e gushtit do të jetë me mot të ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale me diell, ndërsa të martën, në pjesën e dytë të ditës nuk do të jenë stabile dhe për pasojë do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj rënien e temperaturave për 3-5 gradë të maksimaleve, por nga dita e mërkurë sërish mot me diell dhe i qetë.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.
Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.
Indeksi UV nga dita e mërkurë sërish do t’i ketë vlerat e larta, prandaj udhëzimet e IKSHP janë të dobishme për gjitha shtresat e popullatës, me theks të veçantë për ata që kanë sëmundje kronike.
Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s./arbresh.info/
Një grua bie nga ura e re e Ibrit, shpëtohet nga një polic –...
Sunderland ndal Manchester Cityn, Arsenal mbetet në krye të ...
Egjipti, Katari dhe Turqia paralajmërojnë Hezbollahun: Dorëz...
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuari...
Një natë pas Vitit të Ri, Prishtina renditet e 22-ta në botë...
Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit – I d...