Këshilltari i kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri, ka gjetur kohë të tallet me gjendjen fizike shendetesore të ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Ai ka postuar në Twitter një fotografi ku shihet Mustafa me bastun në dorë, dhe vetë ai duke pozuar me bastun në dorë, si shenjë talljeje me Isa Mustafën.
“Shkatërruesit e LDK-së”, ka shkruar Beqiri mbi fotografi.

Nga dita e djeshme, Beqiri nuk është vetëm asistent ekzekutiv i kryeministrit Kurti, por edhe aksionar në Ndërmarrjen Publike Banesore (NPB) në Prishtinë, pasi dje në Kuvendin Komunal të kryeqytetit u votua për shkarkimin e 20 aksionarëve të LDK-së dhe PDK-së nga 10 ndërmarrje publike dhe zëvendësimin e tyre me ata të VV-së dhe partive tjera opozitare në Prishtinë.
Madje, edhe tallja e tij me ish-kryeministrin Mustafa gjenezën e ka te ky vendim i Kuvendit Komunal dje.
Beqiri u zgjodh me 26 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim./Arbresh.info
Policia e Kosovës arreston një person në kërkim nga autorite...
KQZ drejt fundit të numërimit: Ja kandidatët më të votuar de...
“Kishte rrëshqitur” – Policia jep detaje të reja për rastin ...
Të paktën 7 të vdekur dhe shumë të zhdukur pas fundosjen e n...
Tragjedia në Zvicër, vendi shpall 5 ditë zie kombëtare
Sërish krijohen kolona, 80 minuta pritje për të dalë nga Kos...