
FILE - In this Aug. 25, 1993 file photo Mother Teresa, head of Missionaries of Charity, is photographed, in New Delhi, India. Pope Francis has signed off on the miracle needed to make Mother Teresa a saint, giving the nun who cared for the poorest of the poor one of the Catholic Church's highest honors just two decades after her death. The Vatican said Friday, Dec. 18, 2015, that Francis approved a decree attributing a miracle to Mother Teresa's intercession during an audience with the head of the Vatican's saint-making office on Thursday, his 79th birthday. (AP Photo, file)
Në mbrojtje të vlerave të nëpërkëmbura kombëtare që po ndodhin këtyre ditëve nga ana e autoriteteve zyrtare të Shkupit, ku në fokus është çrrënjosja e themeleve të kompleksit historik të trashëgimisë familjare të Nënë Terezës, kanë dalur në mbrojtje edhe pinjollët e disa familjeve atdhetare shqiptare.
Ata përmes një reagimi kërkojnë nga autoritet e Shkupit që të rikthehen themelet e shtëpisë së lindjes sl Gonxhe Bojaxhiut, të hapet një shteg për pelegrinazh në pllakën përkujtimore dhe gjuha shqipe të figurojë në këtë pllakë.

“Shkupi këtyre ditëve është bërë epiqendra e një denigrimi të paparë ndaj figurës së Gonxhe Bojaxhiut, e Shenjta Nënë Tereza, e pranuar gjithkund në botë si humanistja më e madhe që ka pasur deri më sot njerëzimi. Por çuditërisht, vetëm autoriteteve zyrtare të Shkupit, si duket po iu pengon fama dhe lavdia e Nënë Terezës, sepse s’ka si të shpjegohet ndryshe tendenca për ta denigruar atë maksimalisht, duke i fshirë dal ngadalë gjurmët e shtëpisë ku ajo para 110 viteve lindi dhe kaloi një pjesë të rinisë së saj.
Në vazhdën e këtyre denigrimeve, ditë më parë Qyteti i Shkupit e ndërmori një hap arbitrar, duke shkulur themelet e kësaj shtëpie dhe vendosur një park para pllakës përkujtimore të Nënë Terezës, me çka është pamundësuar qasja deri te kjo pllakë. Me këtë veprim të shëmtuar autoritetet e Shkupit pamundësuan çfarëdo lloj pelegrinazhi që mund të bëhet në vendin ku dikur ka qenë shtëpia e Nënë Terezës.
Prandaj ne fuqishëm e përkrahim Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup dhe drejtorin Dr. Skender Asani në sensibilizimin që po ia bën veprimeve të shëmtuara të autoriteteve zyrtare të Shkupit, duke kërkuar njëherësh edhe rikthimin e gjendjes ashtu siç ka qenë më parë – rivendosjen e themeleve të shtëpisë së lindjes së Gonxhe Bojaxhiut, hapjen e një shtegu për pelegrinazh dhe vendosjen e gjuhës shqipe në pllakën përkujtimore.
Ne e inkurajojmë z. Asani që të vazhdojë me përpjekjet e tij këmbëngulëse e argumentuese në rikthimin e lavdisë së nëpërkëmbur të figurës dhe veprës së Nënë Terezës, sepse vetëm duke mbrojtur vlerat që na afirmojnë në botën e civilizuar, ne mbrojmë një kauzë të drejtë për të cilën ishte angazhuar gjatë gjithë jetës Nënë Tereza – që të jetë në shërbim të njerëzve pa krah, e me shëndet të dobët, në shërbim të zërave që bota e luksit dhe shfrytëzimit i kishte shurdhuar.
Askush nuk do ta besonte se pikërisht në vendlindjen e Nënë Terezës, sot dikush do të guxonte që të shkulte themelet e shtëpisë së lindjes së saj, në emër të një rirregullimi të ri urbanistik, i cili nuk është asgjë tjetër pos një diversion anticivilizues mbi vlerat që simbolizon emri dhe vepra e Nënë Terezës dhe gjithçka që lidhet me trashëgiminë e saj familjare.
Në emër të paraardhësve tanë, të cilët qysh para një shekulli Shkupin e kishin pjesë të kauzave të tyre liridashëse e humane, kërkojmë me ngulm nga faktorët politik e institucional të Maqedonisë së Veriut që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta rikthyer në gjendje paraprake kompleksin historik ku para 110 viteve kishte lindur Nënë Tereza, duke i rivendosur themelet e shtëpisë së saj të lindjes dhe duke hapur shtegun për pelegrinazh deri te pllaka përkujtimore, e cila gjithsesi duhet të jetë e shkruar edhe në gjuhën amtare të Gonxhe Bojaxhiut”, thuhet në reagimin e:
Perfaqesues i Familjes Ismail Qemajli,Qamil Ismail Vlora, Perfaqesues i Familjes Hasan Prishtina- Mehmet Prishtina,Perfaqesues i familjes Isa Boletini,Gazmend Boletini. Per Gjurme Shqiptare Marin Mema , Kryetari i SHSHKSH – Shoqates se Shqiptarve te shperngulur nga trojete veta z. Jahja Lluka,Perfaqesues i Malesorve te Tring Ismailit dhe Ded Gjo Lulit -Martin Berisha, Perfaqesues i familjes se Heroit Afrim Zhitija-Syle Zhitija,Perfqesues te Familjes se Heroit Hajrullah Murtezi-Terpeza,Ilir Murtezi,Perfaqesues i AFEDS-Shqiptareve te Medvegjes-Muharrem Salihaj, Flora Ferati Sachsenmaier dhe Shkëlzen Boroci,Studiuesit Mark Palnikaj,Pjeter Meta, Aktivistet,Irfan Domnori dhe Elida Jorgoni.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...