Katër shqiptarë janë rrahur sot nga disa të rinj serbë, me ç’rast kanë pësuar lëndime të lehta. Siç bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, që të katërtit janë nga Komuna e Skenderajt.
Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Kral Petar” në veri të Mitrovicës, emrat e personave të rrahur janë të njohur për KosovaPress, të cilët janë D.D. 1982, B.D. 1988, A.D. 1989 dhe P.D. 1990.
KosovaPress ka tentuar të kontaktojë me zyrtarët policore të Rajonit të Mitrovicës, por nuk ka mund të marrë një konfirmim për rastin.
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...