Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në disa vjedhje serike të automjeteve në disa lokalitete të Kosovës.
I dyshuari, A.M, 19 vjeçar është arrestuar nga policia në aksin rrugor Lipjan -Prishtinë, në momentin kur po udhëtonte me veturën për të cilën në stacionin policor të Ferizajt ishte raportuar si e vjedhur.
“Pas informatës se policia në Lipjan, në aksin rrugor, Lipjan – Prishtinë, kishte hasur në një veturë ‘Pick Up’ , e cila në stacionin policor të Ferizajt ishte raportuar e vjedhur, policia ka ndërmarr të gjitha veprimet e duhura, duke arrestuar të dyshuarin nën dyshimin e bazuar se i njëjti kishte kryer veprën e përshkruar penale”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë në Ferizaj, Agim Gashi
Bëhet e ditur se gjatë intervistimit të të dyshuarit, hetuesit kanë arritur t’i ndriçojnë edhe disa vepra penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë të kryera nga ky i dyshuar, në zona të ndryshme, si në Kraishtë të Lipjanit dhe në rrethinë të Ferizajt.
“Hetuesit e Ferizajt, gjithashtu zbuluan se po ky i dyshuar, e kishte vjedhur edhe një kamionetë në komunën e Fushë Kosovës. Në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë të ndërsjellë, policia e Ferizajt, i ka njoftuar stacionet policore respektive, lidhur me këto vepra penale”, ka thënë Gashi
Ndërkohë mësohet se ndaj të dyshuarit, prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.
“Liria Ka Emër” projekton mesazhin “Ende duke mbrojtur lirin...
Kurti mori pjesë në konferencën e dytë ndërkombëtare të IKKL...
Më 27 shkurt, deklaratat hyrëse për Thaçin e të tjerët
Osmani pranon urime nga Mbretëria e Arabisë Saudite
Mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në marshin “Drejtësi, jo p...
Reali hyn me këtë 11-she ndaj Benficas në Lisbonë