Policia arrestoi 20 vjeçarin, B. R., nga Dibra i dyshuar për disa vjedhje dhe grabitje, por 3 shokët e tij arritën t’i shpëtojnë aksionit të uniformave blu. Dyshohet se të katërt, janë pjesë e një grupi kriminal që “operonte në Rrethin e Dibës, Bulqizës, në Kosovë, Maqedoni dhe Greqi , ku kryenin kryesisht vjedhje me armë dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.” Pavarësisht se 3 anëtarët e tjerë të bandës arritën të largohen, policia tha se “aksioni u finalizua me sukses.”
Personat në kërkim janë:
L.R 25 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale),
A.T 25 vjeç ( i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale)
3-B.H 23 vjeç (i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale).
B. Roçi është i dyshuar për veprën penale “vjedhje me armë” kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë (ku me datë 11.01.2015 në bashkëpunim me shtetasit L.R ,B.H,dhe A.T, të maskuar kanë tentuar të vjedhin nën kërcënimin e armës banesën e shtetasit N.V .
Ky grup kriminal dyshohet edhe për disa ngjarje të tjera të rënda të ndodhura në Rrethin e Dibrës dhe Bulqizës, sipas policisë. /lapsi.al.
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
Çeku prezanton planin 10-vjeçar për zhvillimin e Çarshisë së...
Numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike shkon në 45%, ...
Tragjedi në Maqedoni: Ndërron jetë 2-vjeçari që u godit me p...
Pejë: Dorëzohet në polici i dyshuari për plagosjen e 22 dhje...
Hetuesja policore në Suedi mori pushim mjekësor, por u zbulu...