Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë ka pranuar një informate anonime nga një qytetar, se në një banesë është duke u zhvilluar bixhoz i paligjshëm.
Sipas njoftimit, në atë lokacion janë has 15 persona prezent duke luajtur lojën – Poker, ku pronari i banesës është në ndalim policor prej 48 orësh.
Tutje në njoftim thuhet se, nga personat e dyshuar janë sekuestruar një sasi e konsideruar e parave prej rreth pesëmijë euro.
Njoftimi i plotë i PK-së:
Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Gjakovë: 25.01.2022
Datë 24.01.2022 rreth orës 22:30 minuta, në Rr. “ Nënë Tereza”, policia nga Stacioni policor – Gjakovë përmes rrugëve operative-hetimore ka pranuar një informate anonime nga një qytetar, se në një banesë është duke u zhvilluar bixhoz i paligjshëm.
Është njoftuar prokurori kujdestar lidhur më informatë, është lokalizuar vendi ku ishte në zhvillim loja e bixhozit, dhe nga ana e zyrtarëve policor të përfshirë në këtë aksion është kryer kontrolli – bastisja e banesës dhe objekteve përcjellëse.
Gjatë kontrollit në at lokacion janë has pesëmbëdhjetë (15) persona prezent duke luajtur lojën – Poker.
Të njëjtit janë shoqëruar në lokalët e Stacionit policor në Gjakove, ku janë intervistuar lidhur për rastin dhe me urdhër të prokurorit, pronari i banesës:
-P.GJ. i lindur 1975, sh/k. është në ndalim policor prej 48 orësh,
Katërmbëdhjetë (14) tjerë të dyshuar janë liruar dhe vazhdojnë në procedurë të rregullt.
Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar:
-Tavolinë e bixhozit,
-Roleta për lojë,
-Gjithashtu nga personat e dyshuar janë sekuestruar një sasi e konsideruar e parave prej rreth pesëmijë (5.000).
Po ashtu të gjithë personave të përshirë në at veprimtari iu janë shqiptuar dhe dënime mandatore, për mos respektim të orarit të lëvizjes./arbresh.info/
Specialja: Katër të akuzuarit janë fajtorë përtej çdo dyshim...
Premier Leauge lejon ndërprerjet gjatë ndeshjeve për lojtarë...
Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të Salahut në Premier Lea...
Orteku nxjerr trenin nga shinat në Alpet zvicerane, 5 të pla...
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses